“Të krahasosh historinë e Tiranës me të Dudelange-t, i bie flasim kot“, Dede i del kundër Shehit: Tirana e meritoi humbjen

Nevil Dede ka listuar argumentat e tij për eliminimin e Tiranës nga Liga e Kampionëve. Trajneri i Dinamos ka folur në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“, ku hedh poshtë alibinë e Shehit se eliminimi erdhi prej mungesës së eksperiencës. Dede shprehet se është e kotë të krahasohen historitë e dy klubeve, ndërsa sa i përket humbjes së bardhebluve është i mendimit se ishte tërësisht e merituar.

“Emrat e Tiranës nuk më rezultojnë për mungesë eksperience. Nuk më duket korrekte të flasim për eksperiencë. Të krahasosh historinë e Tiranës me të Dudelange, i bie që ne flasim kot. Pritshmëritë e larta, sjellin edhe zhgënjimin e madh. Suksesi i Tiranës, është edhe suksesi i Shqipërisë. Tirana pati fatin në ndeshjen e parë dhe i erdhi mundësia të luante me një lojtar më shumë, por nuk e shfrytëzoi.

Tirana është pragmatiste, sepse jemi mësuar ta shikojmë që qëndron prapa dhe përfiton me nisjet e shpejta. Unë pashë Tiranën që jam mësuar të shikoj gjithë kampionatin, por nuk pashë të bënte diferencën fizike, që prisnin të gjithë. Këtë e bëri kundërshtari. Më bën përshtypje fakti që Seferi dhe Xhixha kanë shpejtësi më shumë se kundërshtari, por nuk shkuan drejt portës. Unë mendoj se Tirana e meritoi humbjen. Kundërshtari kishte një portier shumë të mirë dhe të fortë, që bëri diferencën në shumë momente në shumë situata një kundër një. Për sa i përket eksperiencës, presidenti i Dudelange, nuk ka më shumë vite sesa presidenti i Tiranës”, ka deklaruar Nevil Dede./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *