“Të ishte i mirë do të shënonte gol”! Një lojtar shqiptar që luan te Chelsea është pak të thuash e rrallë, nuk ka ndodhur kurrë më parë. Mes shumë njerëzve që e vlerëosjnë, jo të pakët në numër janë edhe ata që ngrenë dyshime: “Nëse do të ishte kaq i mirë, do të kishte shënuar”.
Sigurisht, në këtë vijë llogjike harrojnë faktin se bëhet fjalë për Premier League dhe Chelsea. Armando Broja u dëmtua në ndeshjen miqësore ndaj Aston Vilës dhe që prej asaj kohe, londinezët kanë zhvilluar 12 ndeshje duke shënuar vetëm 6 gola.
Pra mesatarja e tyre është 1 gol i shënuar në 2 takime. Disa të pyesin: “A është kjo arsyeja që Chelsea nuk po shënon, se nuk po luan Armando Broja kur ka vetëm një gol në këtë sezon?”. Ndoshta jo, por kemi një tjetër fakt që nuk mund të kundërshtohet. Hera e fundit që një lojtar te Chelsea ka hyrë nga stoli dhe ka shënuar është pikërisht Armando Broja, përpara 4 muaj kur realizoi një super gol ndaj Ëolves. Kjo ndeshje i përket 8 tetorit dhe që prej atëherë asnjë lojtar i Chelsea i ardhur nga stoli nuk ka arritur të shënojë. /Sport Ekspres/