Të gjithë u habitën me veshjen e Mesit për Vititn e Ri, pizhamat e argjentinasit vlejnë sa 5 muaj punë në Shqipëri

Lionel Mesi shkaktoi jo pak habi me veshjen që zgjodhi për mbrëmjen e Vitit të Ri. Kampioni i Botës u shfaq duke pozuar me bashkëshorten e tij i veshur me rroba jeshile. Një veshje që u bë objekt humori në rrjetet sociale, teksa shumë pyesnin veten përse Mesi duhet të vishej e pizhama në këtë ditë feste.

Por veshja e tij ka një vlerë vërtetë të lartë. “Corriere dello Sport” shkruan se pjesa e sipërme e veshjes së “pleshtit” kushton 950 euro, ndërsa pjesa e poshtme 1183 euro. Në total bëhet fjalë për një shifër prej 2133 eurosh, për të cilat një shqiptar mesatar duhet të punojë për 5 muaj që t’i grumbullojë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *