Të gjithë po presin golin e tij të parë me Sasuolon, Bajrami tregon se është gati: Më pritën shumë mirë këtu

Nedim Bajrami do të kalonte nga Empoli te Sasuolo. Ambientimi nuk duket i vështirë për mesfushorin shqiptar pasi në ekipin e ri ka gjetur lojtarë që i njihte më herët. Të gjithë po presin golin e tij të parë dhe në orën 12:30 të ditës së sotme do të luajë kundër Udinezes.

“Java e parë me ekipin shkoi mirë. Gjeta lojtarë që i njihja tashmë, por edhe të tjerët më pritën shumë mirë. Vitin e kaluar, takova Pinamontin në Empoli dhe e gjeta veten shumë mirë me të, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Shpresoj se ai do të kthehet me ekipin sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Bajrami. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *