“Të gjithë na pyesnin për çfarë luanim”, Dita me sytë nga Europa: Puna e klubit për gjyqin

Skënderbeu po bënë një sezon mjaft të mirë për vitin 2020, ku ekipi ka dhënë rezultat si në lojën e zhvilluar ashtu edhe në pikët e grumbulluara. Një trajner si Ilir Daja di gjithmonë si të marrë më të mirën nga skudra, ndërsa një pikë e fortë e Skënderbeut ka qenë deri më tani edhe Bruno Dita.

Ky i fundit një prononcim për mikrofonin e “Balkan Web”-it, ku flet për dëmtimin e tij, si dhe për objektivat e klubit këtë sezon. Dita ëshët shprehur se synimi që në fillim ka qenë për të prekur vendet që të presin një biletë në kupat europiane. Futbollisti i juglindorëve thekson se skuadra do i shkojë deri në fund luftës për të kapur Europën, ndërsa është më pas punë për klubin nëse arrin të fitojë gjyqin apo jo.

“Mendoj se kemi pasur një kohë më të mahe përshtatjeje. Faza përgatitore na ka ndihmuar së tepërmi në përshtatje dhe në gjendjen fizike. Normalisht edhe detyrat që na jep trajneri Daja i realizojmë me përpikmëri në fushë. Dëmtimi ka ndikuar. Po bëj një muaj që jam me goditje në gju dhe nuk e di as vetë përse nuk po kalon. Ditën e nesërme do të kryej një rezonancë që të zbuloj mirë se çfarë kam, sepse gjatë kohës kam luajtur e dhimbje.

Donim që në fillim që të ishim lart. Të gjithë na thonin po ju për çfarë luani, por kjo ishte dëshira jonë. Tani e kemi arritur dhe është pjesa më e vështirë që të mbajmë ritmin. Po të vazhdojmë në këto nivele të vitit 2020 mendoj se Europa është e arritur. Nuk kemi marrë shumë pikë sepse mund të grumbullonim edhe më tepër. Në dy barazime si me Tiranën edhe me Ballshin kemi pasur raste në fund, raste shumë të pastra. Kemi humbur aty 4 pikë, por jemi të kënaqur.

Partizani normalisht që është i vështirë, çdo ndeshje është e tillë. Ne do bëjmë më të mirën dhe shpresojmë të dalim me 3 pikë. Ne nuk i marrim me faza, ne mendojmë ndeshje pas ndeshje. Shpresojmë që në fund të jemi lart, në Europë, pastaj është puna e klubit me gjyqin nëse e fiton apo jo. Ne duhet të japim maksimumin për veten tonë, për fanellën , për qytetin, që të jemi në krye, besoj në vendet e Europës”, ka deklaruar Bruno Dita./Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *