Pas Europianit të Gjermanisë, sytë e shqiptarëve në merkaton e verës ishin kryesisht nga Mario Mitaj. Futbollisti që shkëlqeu me Shqipërinë veçanërisht në fazën kualifikuese të Europianit, ka treguar se është gati për nivelet më të larta të futbollit.
Megjithatë duhet të presim ende për të parë Mitajn në vendin ku i takon. Fillimisht Mario duhet të largohet nga Lokomotiva e Moskës, atje ku orgjina e tij duket se po e pengon shumë. Mbrojtësi shqiptar nuk po trajtohet mirë nga rusët dhe për më tepër nuk po merr lejen për t’u larguar. Së fundmi nga Turqia raportohet se Fenerbace ka depozituar një ofertë zyrtare për Mitajn. Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e rusëve… /Elio Hajdari-Sport Ekspres/