Piloti i Red Bull, Max Verstappen, është fituesi i garës së Formula 1 për çmimin e madh të Hungarisë. Verstappen bëri një garë vërtet të mrekullueshme. Ai e nisi nga pozita e 10-të, por fluturoi nëpër pistë dhe me taktikat e duhura të ekipit arriti të marrë një tjetër fitore, e cila çimentoi vendin e parë të kampionit në renditjen e përgjithshme.
Dyshja nga Mercedes përfundoi pas Verstappen. Në vendin e dytë ishte Leëis Hamilton, dhe i treti është George Russell. Ferrari përjetoi një fatkeqësi të re. Vendimet e dëshpëruara nga ekipi në lidhje me gomat dhe hyrjen në bokse i kushtuan Carlos Sainz dhe Charles LeClerc përsëri, kështu që ata përfunduan në vendin e katërt dhe të gjashtë. /Sport Ekspres/