Elseid Hysaj po përjeton një moment aspak të mirë te Lacio. Menjëherë pasi shkoi te kjo skuadër, kënga “Bella Ciao” e kënduar prej mbrojtësit shkodran shkaktoi trazira të mëdha dhe polemika nga tifozët. Këta të fundit kanë kërkuar përplasje fizike me Hysajn për shkak se preken nga përmbajtja e këngës, ndërsa njëkohësisht e kanë krahasuar lojtarin shqiptar me krimbin. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka dalë futbollistit të Kombëtares në mbrojtje.
“I dashur Elsi! Ti je dhe do të mbetesh jo vetëm një futbollist i mrekullueshëm, por edhe një personalitet i botës së futbollit. Fakti që ke kënduar një këngë, as e cënon e as i jep të drejtë askujt që të vër në dyshim personalitetin tënd. Jam koshient se vlerat e tua do të triumfojnë përballë dhunës verbale e idiologjike, që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin dhe vlerat e këtij sporti magjik. Vazhdo puno e stërvitu, jep më të mirën tënde siç ke bërë gjithmonë. Ne të gjithë të duam e të mbështesim”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/