Një ngjarje jo e zakontë vjen nga Kosova, që sjell çudinë e radhës shqiptare. Të drejtat televizive për transmetimin e kampionatit të basketbollit kanë mbajtur peng derbin e Prizrenit, mes Pontes dhe Bashkimit. Federata e Basketbollit të Kosovës ndërpreu kontratën me kompaninë “Artmotion“ dhe dritën jeshile për transmetim e mori “Kujtesa“.
Por duket se kompanitë në fjalë dhe FBK-ja nuk e kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët mes tyre, duke bërë që skuadrat e basketbollit të shtyjnë takimin mes tyre. Ponte e Prizrenit komunikon lajmin përmes faqes zyrtare në “Facebook“, ku bën me dije se me shumë gjasa derbi do të luhet të martën në orën 17:00./Halit Delibashi-Sport Ekspres/