Tavo: Duam më të mirën për Bregun dhe Abazajn

Presidenti i Luftëtarit flet për lëvizjet në merkaton e dimrit: Presim një sulmues dhe një mbrojtës qendre, Shkurtaj është gati

Gjatë festës së fundvitit të organizuar nga FSHF-ja, ku ishte pjesëmarrës, presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, ka komentuar merkaton e gjirokastritëve. Ai u shpreh se përveç Vasil Shkurtajt, i cili është pjesë e ekipit që në verë dhe që tani do të federohet, te Luftëtari do të vijë edhe një sulmues tjetër, por edhe një qendër mbrojtës: “Ne sigurisht që do të bëjmë afrime në merkaton e dimrit. Sulmuesin në fakt e kemi. Vasil Shkurtaj ka kontratë me Luftëtarin dhe stërvitet me ne që në verë. Por do të afrojmë edhe një sulmues tjetër dhe një qendërmbrojtës. Janë lojtarë që i kemi gati dhe së shpejti do të jenë te Luftëtari u shpreh fillimisht presidenti Grigor Tavo.

ABAZAJ-BREGU – Kreu i klubit gjirokastrite ka folur edhe për çështjen e shumë diskutuar të shitjes së mundshme të Kristal Abazajt dhe Dejvi Bregut: “Ne duam t’i kemi në ekip deri në fund këta lojtarë shumë të mirë dhe dy djem shumë të mirë. Të shohim se çfarë do të ndodhë, sepse ka oferta për ta, por jemi të predispozuar për të bërë më të mirën si për Luftëtarin, ashtu edhe për këta dy djem. Me kalimin e ditëve do të themi më shumë, por e ritheksoj se dëshira jonë e madhe është që ata të vazhdojnë të luajnë për Luftëtarin deri në fund të këtij kampionatit”, – theksoi presidenti Tavo.     

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *