Taulant Seferi ka bërë një lidhje live gjatë mbrëmjes së djeshme në “Instagram”, atje ku ka uruar të gjithë ndjekësit e tij për Vitin e Ri.
Në lidhjen direkte është futur edhe Frederik Veseli që kishte vendosur një palë syze dhe për të marrë emërtimin nga Seferi si “El Profesor”.
Ndjekësit e kanë pyetur në shumë raste sulmuesin e Kombëtares nëse do të kalojë te Shkëndija, por kanë marrë këtë përgjigje: “Vitin e Ri e festova në Maqedoni dhe tani do kthehem prapë te Young Boysi. Do të bisedojmë tani me ta dhe që të gjejmë zgjidhjen. Shkëndija? Është më e forta në Maqedoni”, ka thënë Seferi që si një atdhetar i madh ka treguar edhe tatuazhin e tij me shqiponjë. /Sport Ekspres/