Tatuazh çetnikësh dhe skandal videosh intime, Bosnja përjashton mbrojtësin

Trajneri i Bosnje-Hercegovinës, Robert Prosinecki ka bërë publik lajmin se mbrojtësi Ognjen Vranjesh është përjashtuar nga kombëtarja që ai drejton. Tekniku kroat u shpreh se ky vendim erdhi si pasojë e raportit të keq të lojtarit me tifozët dhe për disa probleme jashtë futbollit.

Vranjesh, i cili ka 38 aktivizime me përfaqësuesen e Bosnjës acaroi tifozët boshnjak duke bërë tatuazh portretin e një udhëheqësi të njohur të lëvizjes çetnike gjatë luftës së dytë botërore.


Sikur të mos mjaftonte ky detaj, Vranjesh u përfshi në një skandal që bëri bujë të madhe në Serbi, pasi në internet filluan të qarkullonin një sërë videosh dhe SMS-sh ku ai shfaqej në momente intime me të dashurën e tij Jelena Karleusha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *