Pozitiv-negativ-pozitiv dhe pas një dite, sërish negativ! Një situatë tërësisht e çuditshme vjen te Napoli me lojtarët shqiptarë. Hysaj dhe Rrahmani e kanë kaluar me sukses pandeminë e Koronavirusit, por dje kanë rezultuar sërish pozitiv pas testimit të bërë përpara ndeshjes me Sociedadin.
Menjëherë futbollistët janë rikthyer në izolim, për të qenë të vetëm në shtëpinë e tyre dhe të shmangin kontaktet. Por në ditën e sotme kanë dalë rezultatet e një tjetër testi të bërë, atje ku futbollistët shqiptarë kanë rezultuar negativ. Pra vetëm brenda 24 orësh ka ndodhur edhe ndryshimi i përgjigjes, duket e bërë tërësisht të pamundur që të shpjegohet kjo situatë. /Sport Ekspres/