Lacio ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të zhvilluar sezonin parapërgatitor, ndërsa bashkë me ekipin është nisur edhe Igli Tare. “Il Messaggero“ raporton se është e ardhmja e Muriqit ajo që e ka çuar drejtorin sportiv shqiptar drejt Gjermanisë, teksa dy klube të Bundesigës kanë shfaqur interes për shërbimet e “piratit“. Sulmuesi shtatlartë nuk është përshtatur me bardhekaltrit, prandja munddësia e një transferimi nuk përjashtohet.
Borusia Monshegladbah dhe Ajntrakti i Frankfurtit janë dy skuadrat që kërkojnë të gjejnë një marrëveshje për Muriqin, ndërsa kanë hedhur në tryezë mundësinë e huazimit për një sezon me të drejtë blerjeje në fund. Por kjo formulë duket e shtrenjtë për Lacion, për këtë arsye Tare ka shkuar personalisht në Gjermani për të arritur akordin për shitjen përfundimtare.
Ndërkohë për sa i përket Ajntraktit të Frankfurtit, marrëveshja mund të përfshijë edhe Kostiç. Ky i fundit shihet si një alternativë e mirë për të zëvendësuar Korrean dhe Igli Tare mund të përpiqet të kryejë një shkëmbim mes tij dhe Vedat Muriqit për të lënë kështu të kënaqur të dyja palët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/