Tani Strakosha është gati për portën e kombëtares!

Stafeta e madhe po afron: 6 vjet më parë “Titi” uli në stol Ujkanin, duke u bërë gardiani i padiskutuar. Ishte vetëm 22 vjeç, aq sa sot është edhe Thomasi, që këtë sezon në 13 ndeshje nuk ka pësuar

Anton Cicani

Ishte 16 tetori i vitit 2012 kur në portën e Shqipërisë, zyrtarisht, do të vendosej Etrit Berisha, duke ulur në stol Samir Ujkanin. Pikërisht aty nisi edhe krisja e madhe dhe portieri nga Kosova u largua, duke zgjedhur pikërisht kombëtaren e “dardanëve” dhe mos u kthyer më kurrë në Shqipëri…

Xhani de Biazi ishte ai që mori vendimin drastik, duke ndjekur stërvitjet, por sidomos duke dalluar te gjiganti nga Kalmari se mund të ishte gardiani i duhur i portës. Në atë kohë, të gjithë e pritën me padurim paraqitjen e “Titit”, teksa nga momenti kur ai bëri disa pritje ndaj Sllovenisë, u etiketua si i padiskutueshëm dhe portieri titullar. Nuk do të linte më kurrë portën, deri kur në horizont doli ai, Thomas Strakosha, që po rritej te Lacio dhe pikërisht aty zuri vendin e prishtinasit.

Në ditën e fundit të merkatos, Berisha do të transferohej në Bergamo, ndërsa Igli Tare do të bindte Lotiton që të mbanin Strakoshën, pasi do të tregonte vlerat e tij.

Dhe, nga ajo ditë, Thomasi është titullar fiks në portën laciale dhe vazhdon që të rritet, edhe pse vetëm 22-vjeç. Një portier që ka luajtur të gjitha moshat kuqezi, nga U-17 te U-19 dhe U-21, për t’u thërritur për dy miqësore, ndaj  Luksemburgut dhe Bosnje Hercegovinës, por debutimi i vërtetë erdhi kur Berisha vendosi që të humbte toruan ndaj Zahavit, në Shqipëri-Izrael 0-3, duke dalë me të kuq.

Dhe, si shenjë fati, pikërisht në atdheun ku po bëhet i madh, Itali, Strakosha do të debutonte në një ndeshje kualifikuese, përballë Italisë së Imobiles & Co… Humbje 2-0, por sigurisht edhe pritje të mira.

Pas saj, një tjetër paraqitje, Izrael-Shqipëri 0-3 dhe pa shumë punë në portë, deri sa u kthye Berisha dhe u akomodua në stol sërish, por me bindjen brenda tij se momenti për të treguar sërish vlerat do të vinte dhe po vjen… Në fakt, Kristian Panuçi, duke ndjekur paraqitjet dhe ecurinë e të dy portierëve, ka luksin të zgjedhë, edhe pse e di mjaft mirë se Strakosha është ai që e ngroh më shumë. Dhe, të vendosur në një linjë dhe në sajë të notave, portieri i Lacios ka treguar më shumë stabilitet se bashkëkombësi i tij, portieri i Atalantës, që përveç pritjeve të shkëlqyera, ka pasur edhe momenti shpërqendrimi dhe ku ka pësuar gola që mund të shmangte.

SS Lazio v AC Milan - TIM Cup : News Photo

Strakosha nuk kërkon mrekullitë, ai bën më esencialen, por ruan vazhdimësinë e rendimentit të mirë, aq sa ftohtësia që ka fituar e çon edhe të presë penallti ndaj Juventusit, ashtu sikurse edhe Berisha, por sidomos edhe dy ndaj Milanit, në gjysmëfinalen e Kupës. E ndërsa për Thomasin në total janë 13 ndeshje pa pësuar gol (kampionat dhe kupa) këtë sezon, për Berishën janë vetëm 6 ndeshje pa pësuar gol. Sigurisht, eksperienca e Titit me kuqezinjtë është e jashtëzakonshme, por nuk duhet harruar që kur i mori vendin Ujkanit ishte 22-vjeç, pra aq sa është edhe Strakosha sot, që tenton t’ia marrë portën.

Notat – Me paraqitjet ndaj Milanit në Kupën e Italisë, Strakosha jo vetëm që ka bërë edhe më shumë për vete tifozët e Lacios, por sidomos edhe shtypin, që e ka përshkruar me superlativa ndeshjen e zhvilluar nga shqiptari. E kështu, “Corriere Dello Sport” i ka vendosur atij notën 7,5 për paraqitjen e mbrëmshme, ndërsa “Gazzetta Dello Sport” i vendosi notën 7.

Në të dy rastet, Strakosha ishte lojtari më i vlerësuar në radhët e Lacios për paraqitjen që kishte bërë në fushë. Ndërkohë, “Eurosport” e cilëson të pafat futbollistin shqiptar, të cilin e ka vlerësuar me notën 7,5. “Dy penalltitë e pritura i shtohen disa ndërhyrjeve të mira ndaj Suso, Çalhanoglu dhe Kalabria. Për fatin e tij të keq, gjithçka është e kotë”, shkruan portali.

Immagine correlata

Toldo

“Sigurisht që hapësirat e portës e kushtëzojnë sulmuesin kur gjendet përpara portierit. Donaruma ka fizikun që flet në anën e tij në këtë drejtim. Por duhet përgëzuar edhe Strakosha”

Risultati immagini per peruzzi lazio

Peruci

“Nuk e prisja që do të rritej kaq shpejt. Na ka befasuar jashtëzakonisht dhe besoj se ka ende shumë për të punuar dhe që të formohet. Ai është e ardhmja e portës së Lacios”

Risultati immagini per silvano martina

Agjenti i Bufonit

 “Strakosha është një portier i madh. Duhet t’i bëj komplimente Tares për këtë zgjedhje. Ai është vendimtar, nuk gabon asnjë ndeshje”

 

Risultati immagini per romagnoli milan

Romanjoli

“Lacio nuk është vetëm Imobile, Milinkoviç-Saviç dhe Luis Alberto, por edhe Strakosha, që është një portier i zoti”

Simone Inzagi

“Eshtë rritur mjaftueshëm dhe Thomasi mund të tregojë vlerat e tij në të ardhmen. Megjithatë, me këmbë në tokë”

 

 

Risultati immagini per grigioni lazio

Përgatitësi i portierëve

“Strakosha është një surprizë e këndshme, por sidomos një djalosh për të cilin do të dëgjojmë të flasim. Ka dëshirë të mësojë dhe të rritet shumë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *