Tani nuk ka shaka dhe Hyka pranë largimit, trajneri: Të nisin të shqetësohen për karrierën e tyre!

Tashmë nuk ka më shaka dhe nuk bëhet fjalë vetëm për një interpretim të situatës nga ana e mediave në Izrael. Pak kohë më parë u paralajmërua një largim i mundshëm i Jahmir Hykës në merkaton e janarit dhe kjo ka shumë gjasa të ndodhë. Në ndeshjen e fundit ndaj Makabi Tel Aviv, Hyka ka mbetur në stol, ashtu si edhe shumë raste të tjera në këtë sezon.

Pikërisht mbi këtë temë ka folur edhe trajneri Slobodan Drapich, që i jep një mesazh të fortë atyre pak lojtarëve të huaj që ka në ekip, ku përfshihet edhe Hyka: “Të huajt duhet të më tregojnë që i përkasin Maccabi Netanja dhe duan të jenë këtu. Shpresoj se rezultatet e mira do t’u japin një nxitje atyre dhe të nisin të shqetësohen për karrierën e tyre. Ata 4 lojtarë të huaj që janë jashtë listës apo në stol, duhet ta kenë një privilegj të madh që janë me këtë skuadër”, tha trajneri i Netanja.

Jahmir Hyka ishte në një super formë kur debutoi me këtë skuadër, duke shënuar thuaj në çdo ndeshje, por pati një rënie nga forma. Duke parë situatën e këtij lojtari dhe moshën e tij, nuk mund të përjashtohej edhe një kthim te Tirana në janar. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online