“Tani jemi në spital, të rimarrim veten”! Trajneri i Partizanit flet pas humbjes: Nuk kanë faj lojtarët sot, ishin gabimet e mia taktike

Kukësi ka arritur të marrë një fitore jetike ndaj Partizanit. Ishte një ndeshje ku të dyja ekipet i kërkonin me patjetër tre pikët, por në fund vendasit ia dolën me shifrat 1-0. Në fillim ishte Partizani që e nisi vrullshëm dhe po e rrezikonte së tepërmi Kukësin. Por në minutën e 22 Gjelbrim Taipi shënoi gol fantastik me rroveshatë. Ky realizim do të mbahet mend gjatë si një prej golave më të bukur të këtij sezoni në Superiore.

Më pas Kukësi arriti të menaxhonte ndeshjen ashtu siç duhej për të marrë tre pikët. Nga krahu tjetër, Egnatia ka fituar në transfertë me shifrat 2-3 ndaj Bylisit. Fillimisht ishte Lajthia që shënoi në të 47 për Bylisin. Por Damcevski u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në të 54 dhe i dha një penallti Egnatias, nga ku Xhekson nuk do të gabonte. Më pas ishte Dëamena dhe Atanda që thelluan shifrat, ndërsa Trumci ngushtoi shifrat në të 87. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për Oversport:

Kolela: “Jam i mërzitur pasi në pjesën e parë ia kemi dhuruar ne kundërshtarit. Kam gabuar llogaritë dhe vlerësimin që kisha. E rreshtova skuadrën si në ndeshjen e fundit që luajtëm dhe këtu kam gabuar. Pjesa e dytë ma dëshmoi këtë gjë, për ta menduar kështu. Për momentin duhet të fokusohemi te ndeshja e radhës në Kupë me Vllazninë. Nuk ishte faji i lojtarëve, ishin gabim i taktikës. Ne vinim nga dy rezultate të mira, lojtarët nuk duhet të marrin përgjegjësi. Tani duhet të marrim të rimarrim veten në spital”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *