Florian Kamberi është futbollisti më i ri i Rangersit. Prurja e re e Kombëtares është vendosur nën urdhërat e trajnerit të njohur Steven Gerrard, ndërsa erdhi si prurje në huazim me të drejtë blerje nga Hiberniani.
Ndërkohë sulmuesi shqiptar në fjalët e para ka shprehur gjithë krenarinë e tij që iu bashkua kësaj skuadre të njohur në Skoci. “Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar Rangersit. Që kur kam ardhur në Skoci doja që të luaja me këtë skuadër. Kur isha në stadiumin e tyre kur isha pjesë e Hibernianit, i thashë menaxherit tim që dua të jem pjesë e kësaj skuadre dhe ku janë tifozët më të mirë në botë”, ka thënë Kamberi. /Sport Ekspres/