Shqipëria ka talente pa fund të shpërndarë nëpër Europë dhe po bëhet një punë e mirë nga ekipet e moshave në kombëtare për t’i evidentuar.
Një prej emrave që po shkëlqen në Itali është edhe Andrea Isufaj, sulmues 18-vjeçar i Kievos.
Sezonin e shkuar djaloshi shqiptar shënoi 12 gola në 24 ndeshje me të rinjtë e klubit Veronës, duke spikatur dhe duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.
Mondoprimavera.com raporton se Kievo ka marrë disa oferta nga klube më të pasur në Serinë A, por edhe disa klube të huaja janë interesuar, sidomos nga Spanja.
Gjithsesi, Kievo nuk e lëshon dhe ka firmosur deri në vitin 2020 me Isufajn.