Një tjetër talent i Shqipërisë është gati të debutojë me një ekip të Serisë A. Këtë herë bëhet fjalë për Medon Berishën, i cili është pjesë e Lecce. Lojtari shqiptar pritet ta nis si titullar në përballjen e Kupës ndaj Parmës.
Sipas raportimeve që vijnë nga mediat italiane, trajneri i Lecce po planifikon që Berisha të jetë nga minuta e parë. Medoni mban shiritin e kapitenit te Shpresat tona dhe konsiderohet si një nga lojtarët me më shumë potencial. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/