Talentet largohen falas, Vllaznia firmos me kapitenin e të rinjve

Mbrojtësi Senad Hysenit u transferua këto ditë nga Vllaznia te Partizani dhe ishte një tjetër goditje e rëndë për klubin shkodran, sepse edhe Hysenit u largua thuajse falas.

Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit të reagojnë, sepse sot kanë firmosur kontratë me një tjetër futbollist të ekipit U-19, me kapitenin e tij Arsaed Rahova.

Lajmi zyrtarizohet nga faqja e klubit shkodran, që ka postuar edhe foton e mbrojtësit të talentuar me drejtorin e Akademisë, Alban Hasani: “Klubi i Futbollit Vllaznia ka zyrtarizuar sot një tjetër firmë në kontratë. Këtë herë me një futbollist të Akademisë Vllaznisë. Bëhet fjalë për lojtarin e ekipit U-19 Arsaed Rahova. Kontrata e tij me klubin ka një afat trevjeçar. Rahova është kapiteni i ekipit U-19 dhe ka spikatur me paraqitjet e tij, teksa luan edhe si mbrojtës krahu por edhe si mesfushor.
KF Vllaznia asnjëherë nuk e ka hequr vëmendjen nga lojtarët me të dhëna të mira të Akademisë së tij dhe padyshim që do të vazhdojë t’i trajtojë siç duhet ato sepse e ardhmja është e këtyre futbollistëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *