Kristjan Asllani mund të quhet zyrtarisht lojtari i Interit. Menaxheri i lojtarit e konfirmoi këtë kalim pasi shkoi në zyrat e Interit për të mbyllur marrëveshjen. Nga krahu tjetër, edhe presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi ka konfirmuar gjithçka. Për më tepër fjalët e tij kanë qenë shumë emocionuese. “Pak ditë më parë u takuam me babain e Asllanit.
Shpërtheu lumtura, por edhe pikëllimi i madh që u largua nga ne, e kemi marrë që kur ishte 8 vjec. U ndamë me emocione, me shumë emocione. Tani Asllani do të bëjë rrugën e re në karrierë për të treguar se e meriton Interin. Do të jetë emocionuese që ta shoh atë duke luajtur në Champions League. Mu kujtua babai im që e mori Benito Lorenzin nga Empoli dhe e shoqëroi te Interi”, tha presidenti i Empolit. /Sport Ekspres/