Ardjan Takaj, presidenti i Skënderbeut, duke folur te “Rubrika Sportive” në RTSH, foli për çështjen e lidhur me titullin e rikthyer, por sidomos me luftën në CAS për të kthyer mbrapsht vendimin e Disiplinës së UEFA-s, që i dënoi me 10 vjet përjashtim nga Europa. Madje, Takaj tha se “kurrë nuk kemi akuzuar futbollistët tanë për asnjë moment të kësaj historie. Nuk mund të akuzosh futbollistët e tu për një të verdhë apo ndërhyrje…
Por, një luftë e fituam në CAS dhe ishte ajo e titullit, tani do të fitojmë edhe këtë tjetrën dhe nëse nuk e bëjmë në Gjykatën e Arbitrazhit në Lozanë, do ta vazhdojmë edhe në shkallët e mëtejshme, pra në Gjykatën Federale Zviceriane, sepse besojmë te e drejta jonë”.
Në fund, shton “Skënderbeu nuk është ekip bastesh, boll me fjalë boshe! Kemi bere investime dhe jemi në një standard tjetër tashmë. Nuk ka shanse që ne të kemi vendimarrje të paligjshme. Jam gati që të përgjigjem përpara drejtesisë për çdo gjë të padrejtë”!
Sakaq, mbi vendimet e Etikës dhe pavarësia ndaj FSHF, theksoi: “Nuk është e vërtetë që janë të pavarur komisionet, po e shohim në UEFA. Kështu janë edhe Komisionet e Disiplinës dhe Etikës së FSHF, duken të pavarura por janë pjesë e FSHF-së. Është i pavarur, por derisa ka varësi financiare, ka varësi. Aty ku paguhet ka një varësi financiare. Unë e shoh si funksionon në UEFA, e njëjta gjë është edhe FSHF-ja.
UEFA ka marrë një komision të ri, ekspertë të pavarur. Por edhe ai është i varur nga UEFA se është paguar nga UEFA. Kemi kërkuar nga avokatët tonë që të ndërtojmë një treshe të pavarur ekspertësh. Se nuk e di si mund të gjykohet një ndeshje nga jashtë. Të shohësh rastin e penalltisë së Real-Juve, gjysma e botës thotë ishte penallti, gjysma jo”.
–SKENDERBEU EKIPI ME I PAFJASHEM DHE ME I PASTER- NE EUROPE..-ASNJE MEKAT-ASNJE PROVE -ASNJE FAKT-ASNJE DESHMITAR-KUNDER KETIJ EKIPI -HEROIK NE FUSHEN E BLERTE–VETEM HIPOKRIZI-LIGESI-PRESIONE -SHANTAZHE CDO GJE NISUR NGA POSHTERSITE E DISA ISHVE-PARTIZONAS -PANVARSISHT SE KY EKIP BERI KRENAR GJITHE SHQIPERINE MADJE DHE VETE-KETA HASEM-TE PAPOERGJEGJSHEM MENDERISHT—–F.K-SKENDERBEU–DO TE JETOJE–PASI PA —FK-SKENDERBEUN– NUK MUND TE RROJE AS SHQIPERIA-….