Takaj pranon vonesën e rrogave: Këtë herë po i tolerojë lojtarët, do t’i marrin pak nga pak

Klubi i Skëndërbeut u përfshi në një skandal mediatik në ditët e fundit sa i përketë korrektësisë. Në kampion e korçarve lojtarët bojkotuan stërvitjen për shkak të vonesës së pagave nga 3-6 muaj.

I gjendur në këto kushte, presidenti Ardian Takaj nuk ka rrezikuar javën e 15-të  të kampionatit duke sqaruar gjithçka publikisht. Si fillim Takaj pranoi problemin me pagat teksa më tutje shtoi se këtë herë po tregohej tolerant me lojtarët duke mos i penalizuar sipas asaj që raporton “Balkanweb”.

“Situata u zgjidh, nuk kishte pse të bëhëj në këtë mënyrë, bojkoti është i patolerueshëm në të tilla raste, megjithatë e juatifikoj sepse kishin të drejtë. Skënderbeu nuk është një klub që i vonon pagat. Janë gjëra që ndodhin kudo edhe në ekipet e tjera jo vetëm me Skënderbeun, mund të them që kemi arritur akordin me futbollistët për t’i shlyer përmes një grafiku të ndërtuar së bashku me ta, t’i shlyej pak e nga pak.

Ishte mirë të shmangej mos bëhej kaq mediatike, ashtu sikurse Skënderbeu ka shmangur situata të tjera. Ne jemi brenda familjes mund të diskutojmë brenda zyrave të klubit dhe nuk është e nevojshme të kalohet në bojkot. Nuk do të ketë penalizim për futbollistët,mund ta quaj një gabim të tyrin por penalizime nuk do të ketë,” ka theksuar Takaj.

Më herët në media është thënë herë pas here se vetëm tre klube janë korrekt me pagat ndaj lojtarëve. Ndërkohë sa u përket problemeve financiare mbeten shtatë ekipet e tjera të Superligës, së fundmi Skëndërbeu i zbuluar./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online