Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka folur sot në lidhje direkte me Supersport, duke prekur temën delikate në lidhje me dënimin e Skënderbeut nga UEFA.
Takaj lëshon një deklaratë të fortë në lidhje me të ardhmen e klubit, nëse dënohet: “Jam presidenti i Skënderbeut, Nuk më largon as UEFA as askush nga Korça. Nuk ndërpritet këtu projekti, qoftë edhe nga një vendim kundër Skënderbeut. Janë pak ekipe që kanë infrastrukturën tonë. Është projekti për ndërtimin e stadiumit. Po goditemi në kulmin e zhvillimit, por nuk na pengon njeri në rrugën tonë”.