Kur Skënderbeu do të dënohej në Europë, Ardian Takaj do të shprehej se për të mbërritur në këtë vendim kishin kontribuar edhe vetë shqiptarët. Pra nga ky ambienti jonë i përbashkët, disa persona dhe emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, e kanë dhënë një dorë për të dënuar korçarët.
Por vendimi përfundimtar pritet të jepet në fundin e qershorit dhe për të mirën e futbollit shqiptar, shpresohet që Skënderbeut t’i hiqet ky dënim. Një gjë të tillë e meriton edhe trajneri Daja, që po merr maksimumin në Korçë edhe në një situatë absurde, ndërsa nëse skuadra e tij do të kishte të drejtën e Europës, atëherë me siguri Tirana mund të kishte konkurrencë edhe më të fortë.
Gjithsesi Takaj nuk duhet të shqetësohet, pasi “tradhëtia” nuk është vetëm fenonem shqiptar. Ose për ta thënë më saktësisht, përfitimi do të ishte fjala e duhur. E njëjta gjë po bëhet edhe në Angli. Manchester City do të dënohej nga UEFA me heqje për 2 vite nga Europa dhe gjobë, për shkak të prishjes së rregullave financiarë.
Në këtë moment, “Daily Mail” raporton se të gjitha ekipet e mëdha i kanë bashkuar forcat në një kompani avokkatësh për të kundërshtuar hapur rrugën që Manchester City të garojë në Europë, pasi çështja shkoi në CAS. Këtu flasim për Manchester United, Liverpool, Arsenal dhe Chelsea. Ndërkohë Sheffield United ishte e vetmja skuadër nga 10 të parat që nuk e ka bërë një ankesë të tillë deri tani. /Sport Ekspres/