Franca e Deshamp e nis në një orar të pazakontë Kupën e Botës, sepse në mesditë do të përballet me Australinë në Kazan, aty ku ora është një përpara nesh.
Përballja e fundit u mbyll 6-0 për Francën në Paris, por në fushë neutrale bilanci është i barabartë: një fitore 1-0 për secilën palë.
Franca merr pjesë për të 15-tën herë në Kupën e Botës, Australia është në pjesëmarrjen e pestë, e katërta rresht. Vetëm në një rast Australia ka kaluar grupet, në vitin 2006. Tim Kahill ka shënuar 5 gola nga 11 të tillë që Australia ka shënuar në Kupën e Botës dhe është një ndër 9 lojtarët që ka shënuar në tre edicionet e fundit.
Deshamp do të hedhë në fushë nga fillimi sulmin e jashtëzakonshëm Grizman-Mbapè-Dembele, ndërsa Van Marvijk do të luajë me një mesfushë mjaft të ngjeshur për t’i ndalur.
Formacionet e mundshme
Franca: Hugo Lloris; Benjamin Mendy, Raphael Varane, Samuel Umtiti, Sidibe; N’Golo Kante, Paul Pogba, Tolisso; Kylian Mbappe, Ousmane Dembele, Antoine Griezmann
Australia: Matt Ryan; Josh Risdon, Trent Sainsbury, Mile Jedinak, Aziz Behich; Luongo, Aaron Mooy, Leckie, Robbie Kruse, Irvine; Tomi Juric.