Sytë te Anglia, sot shans për goleadë

Në grupin G duket se gara e vërtetë është për kreun e grupit, sepse qartësisht Belgjika e Anglia janë Superiore. Tre Luanët përballen me Panamanë në ndeshjen e dytë në grup dhe fitorja është detyrim, për të shkuar të qetë në ndeshjen e fundit në grup, kundër Belgjikës.

Në ndeshjen hapëse Anglia fitoi me shumë vuajtje kundër Tunizisë, sepse ndonëse dominoi, goli i fitores erdhi në shtesë, kur Herri Kejn shënoi golin e dytë personal. Sulmuesi i Totenhemit është lojtari më në formë tek Anglia dhe i vetmi që shënon me lehtësi.

Panamaja modeste rezistoi vetëm një pjesë loje ndaj Belgjikës dhe qartësisht e ka kompletuar misionin e vet, ndaj luan pa asnjë presion mbi vete dhe mund të dalë në dritë një ndeshje e hapur dhe me shumë gola.

ANGLI – PANAMA, ORA 14.00

ANGLI (3-4-3) – Pickford; Walker, Stones, Maguire; Trippier, Loftus-Cheek, Henderson, Lingard, Young; Rashford, Kane.

PANAMA (4-5-1) – Penedo; Murillo, R. Torres, Escobar, Davis; Gomez, Godoy, Cooper, Barcenas, J. L. Rodriguez; Perez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *