Sytë e Italisë janë kthyer drejt “San Siros”, derbi vendos rekord të ardhurash për Serinë A

Sportdashësit italian, por edhe ata botërorë, i kanë kthyer sytë drejt Milanos. Mbrëmjen e nesërme, duke nisur nga ora 20:45, në “San Siro” do të luhet derbi mes Milanit dhe Interit. Një ndeshje që përpos traditës dhe historisë së skuadrave, merr një peshë edhe më të madhe nga renditja e skuadrave në tabelë. Rezultati i nesërm mund të jetë përcaktues sa i përket garës për titullin kampion.

Biletat janë shitur të gjitha, teksa në stadium do të ketë media nga e gjithë bota, si dhe nuk do të mungojnë personalitete të njohura të futbollit. Gjithashtu, blen të theksohet se ky derbi ka vendosur tashmë një rekord të ri në futbollin italian. Të ardhurat e nesërme do të jenë më të lartat në historinë e Serisë A. Të ardhurat nga ky derbi e tejkalojnë shifrën 8.7 milionë euro./Sport Ekspres/.