Synon më shumë se Partizanin, Asani: I lumtur të qendroj te AIK, bëj mirë këtu për të shkuar më lart

Jasir Asani bëri një hap të rëndësishëm në merkaton dimërore, ku la Partizanin dhe firmosi për t’u huazuar drejt AIK-ut në elitën e futbollit suedez. Një kalim kapërcim i tillë patjetër që përbën një rëndësi të veçantë për të, që në një intervistë për mediat skandinave tregon se do të ishte i lumtur nëse do të vazhdonte të qendronte pjesë e klubit edhe pas 6 muajsh. Detyra e tij është të zëvendësojë mungesën e Nabil Bahoui, ndërsa futbollisti shqiptar shprehet se kjo gjë nuk e bën të ndihet nën presion dhe shton se ka besim në aftësitë e tij.

Pikat e forta

“Unë jam një lojtar që më pëlqen të dribloj, të shfrytëzoj shpejtësinë time dhe të sfidoj një kundër një. Kjo është sa i përket pikave të mia të forta”

Zëvendësimi i Bahoui

“Sigurisht që më vjen keq që është i dëmtuar por nuk ndiej presion. Unë jam këtu për të qenë një lojtar i ekipit dhe për të ndihmuar ekipin. Unë do të merrja çdo pozicion nëse duhet për të ndihmuar ekipin. Nuk ndiej presion për të zëvendësuar Nabil. Unë besoj te vetja ime dhe nuk jam këtu për të zëvendësuar askënd. Do të dal me diçka të re”.

Pse AIK?

“Kisha dëgjuar gjëra shumë të mira për AIK-un. Për mua është ndoshta klubi më i madh në Skandinavi dhe para së gjithash dua të paraqitem këtu që mund të jetë një hap i mirë për karrierën time në të ardhmen. Nëse bëj mirë këtu është mundësia të shkoj më gjatë”.

Blerja në verë

“Sigurisht që do të isha i lumtur nëse do të qendroja edhe më vonë në AIK, por do ta shohim. Unë bëj një hap në të njëjtën kohë. Qëllimi im është të bëj çmos për ekipin, të bëj shumë gola dhe shumë asistime”.

Sa shpejt je?

“(Qesh) Ne nuk e kemi matur, kështu që nuk mund të përgjigjem vërtet se sa i shpejtë jam.”

Ndjesia në ekip 

“Të gjithë më kanë pritur në një mënyrë shumë të mirë. Lojtarët, drejtuesit dhe stafi. Jam shumë i lumtur që jam këtu.” /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *