Nga Klaudio Ndreca
Një surprizë e madhe vjen nga Anderlehti me vendimin që ka marrë gjatë ditës së sotme. Ekipi belg që zotëron edhe kartonin e lojtarit shqiptar, Kristal Abazaj, ka larguar përfundimisht trajnerin Vercauteren.
Drejtimi i skuadrës do t’i jepet Vincent Kompany, që ishte duke kontribuar deri në këtë kohë si mbrojtësi i Anderlehtit, por edhe me funksion të dyfishtë drejtuesi në ekip. Në fakt kjo ishte edhe arsyeja e largimit të trajnerit Vercauteren, pasi nuk ndante të njëjtin vizion loje dhe zgjedhjeve për lojtarët me Kompany.
Klubi belg vendosi që të zyrtarizojë futbollistin e njohur në stolin e trajnerit duke i dhënë një besim të madh, pasi do të jetë pjesë e gjigandëve belg deri në vitin 2024. Por ky ndryshim në stolin e Anderlehtit nuk sjellë asgjë të re për Kristal Abazajn, që nuk është në planet e këtij ekipi dhe po kërkon një tjetër mundësi për të shpalosur aftësitë e tij. /Sport Ekspres/
Vincent devient l’entraîneur principal du RSC Anderlecht. En dat voor de volgende 4 seizoenen. Il arrête sa carrière de joueur et prend le relais de Franky. ?? pic.twitter.com/n0ALn0udJl
— RSC Anderlecht (@rscanderlecht) August 17, 2020