Surpriza më e madhe e Superiores, po Jurgen Goxha… është mbrojtës apo sulmues?

Bylisi ka shpërthyer këtë sezon në Superiore, ku në prag të përfndimit të fazës së dytë janë vetëm 3 pikë larg kryesuesëve të Kukësit. Te ballshiotët është duke nxjerrë më të mirën nga vetja edhe Jurgen Goxha. Ky i fundit ka ndihmuar ekipin e tij si në fazën mbrojtëse, ku edhe ai vetë luan, ashtu edhe në repartin sulmues. Goxha deri tani numëron 4 gola dhe 3 asist, ndërsa ndeshjen e fundit i dha edhe tre pikët Bylisit në ndeshjen e vështirë kundër Laçit.

Pjesë e Tiranës përpara nisjes së sezonit, por mbrojtësi zgjodhi të merrte një rrugë tjetër në karrierën e tij, teksa te bardheblutë nuk po gjente hapësira në fushën e lojës. Nga stoli në njeriun që po shkëlqen te Bylisi, Jurgen Goxha diti si të hedhë hapin e duhur dhe ti bëjë vend vetes në futbollin shqiptar./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online