Surpriza e madhe e Superiores, Kapllanaj: Humbëm vetëm me të dobtat, edhe me Skënderbeun…

Surpriza më e madhe e Superiores deri tani është padyshim Bylisi. Ballshiotët i kanë marrë maksimumin këtyre ndeshjeve në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa gjenden në vendin e dytë. Por me pak më tepër kujdes, skuadra e Dovedan mund ta mbyllte edhe në krye.

Padyshim që pikët që “qahen” edhe sot janë ato ndaj Skënderbeut, ndërsa dolën me humbje nga stadiumi i tyre. Pas shumë përpjekjesh do ta përmbysnin rezultatin në 2-1 dhe po në minutat e fundit do t’i kthehej rezultati. I ftuar në studion e “News24”, në emisionin “Sport News Plus”, presidenti Besnik Kapllanaj është shprehur:

“Nuk e kishim menduar, por unë do të thosha që mund të kishim bërë më mirë. Kemi mundur të gjitha ekipet e forta, nuk kemi mundur vetëm Teutën. Kemi lënë pikë me skuadrat e dobëta. Me Skënderbeun fituam jashtë, por humbëm brenda.

Objektivi jonë nuk është titulli. Ne duam të ndërtojmë një skuadër të mirëorganizuar në të gjitha drejtimet. Duhet të fitojmë sa më shumë pikë dhe të kapim kupat e Europës, ky është objektivi jonë.

Kukësi e vuan faktin që luan jashtë. Tifozeria është lojtari i 12-të. Përsa i përket Bylisit, e kemi organizuar stadiumin si qendër stërvitore, kemi punuar në këtë pikë.

Duke hequr Flamurtarin, Luftëtarin dhe Skënderbeun që ka pasur oshilacione, të gjitha skuadrat e tjera janë aty-aty. Diferenca e pikëve është shumë e vogël. Nuk i ndaj dot, të gjitha skuadrat janë pretendente”, tha Kapllanaj. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online