Surpriza e madhe/ Reja fton talentin 17-vjeçar të Interit, lë Italinë dhe vjen me Shqipërinë A

Pas Rei Manajt, tek të rinjtë e Interit aktivizohet dhe 17 vjeçari shqiptar, Ramen Çepele. Edi Reja është treguar mjaft i zgjuar, duke ia “rrëmbyer” lojtarin e përfaqësues italiane, në të cilën Çepele aktivizohej më parë në moshat U-17. Në këtë skuadër ai kishte fituar edhe besimin e trajnerit, që e kishte vendosur kapiten të skuadrës. Çepele është thirrur nga Kombëtarja Shqiptare, për ndeshjet kundër Bjellorusisë dhe Lituanisë.

FSHF e ka kontaktuar më përpara lojtarin për të ardhur tek Shqipëria, por Panuçi në krye të pankinës kuqezi nuk i ka dalë me qendërmbrojtësin që ta bind për të ardhur te Shqipëria. Me vendosjen e Edi Rejas si trajner, Çepele do të bëjë gjithçka për të fituar vendin e titullarit edhe pse në moshë mjaft të vogël. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *