Superkupa e Shqipërisë/ Egnatia – Kukësi luhet në “Arenën Kombëtare” më 26 dhjetor, në orën 19:00

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Superkupa e Shqipërisë, Egnatia – Kukësi, do të luhet më 26 dhjetor, në orën 19:00. Dueli i fundit për këtë vit dhe trofeu i parë sezonal do të vendoset në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Një ndeshje interesante pritet mes dy ekipeve që do të kërkojnë me çdo kusht trofeun e Superkupës. Egnatia vjen në këtë sfidë si kampione e Shqipërisë dhe fituese e Kupës, ndërsa Kukësi si finalisti i Kupës së Shqipërisë.

Në ditët në vijim, FSHF do të nxjerrë në shitje edhe biletat për këtë takim.