“Superioren e fiton Tirana”/ Myrto Uzuni bën parashikimin: E ndjek ende Kategorinë Superiore

Myrto Uzuni është një nga prodhimet me të cilat krenohet futbolli shqiptar, ndërsa që pas kalimit në Kroaci te Lokomotiva e Zagrebit, arriti menjëherë që të ishte vendimtar. Dashurinë e trajnerit dhe tifozëve do ta fitonte lehtë, për t’u kthyer në protagonistin kryesor dhe lojtarin e pazëvendësueshëm.

Pavarësisht se ndodhet larg Shqipërisë, Uzuni vazhdon që të ndjek kampionatin shqiptar. Këtë e ka treguar në një intervistë për “Albeu”, madje duke parashikuar edhe fituesin e saj, që sipas Uzuni do të jetë Tirana. Koha e lirë e kaluar me “Play Station” dhe gjurmët që dëshiron të lërë në “Air Albania”:

Viti që u la pas: “Nuk ishte viti im më i mirë 2019, mendoj se 2020 do jetë viti më i mirë se 2019”.

Miqësitë në Kombëtare: “Miqësi kam me të gjithë çunat, po më shumë kam me Roshin, Balajn, Manajn dhe Baren”.

Koha e lirë: “Kohën e lirë e kaloj më së shumti në stërvitje, shtëpi, stërvitje dhe Playstation”.

Stadiumi i ri i “Air Albania”: “Është një stadium shumë i bukur, dua të lë gjurmë tek “Air Albania”.

Kampionati që i rri përshtat “Mendoj se kampionatet që më përshtaten janë spanjolli dhe holandezi”.

Interesimet për Uzunin: “Kam pas shumë interesime kanë ardhur madje dhe në klub, por mendoj se do më bej më mirë akoma dhe këto 6 muaj dhe më pas të shohim”.

Superiorja dhe një parashikim “Po e ndjek Kategorinë Superiore. Mendoj se Tirana shpallet kampion”.

Dedikimi për arritjet “Normalisht këtë sukses ja dedikoj familjes pasi ata nuk kanë reshtur kurrë së më mbështeturi dhe është me e pakta që mund t’iu kthej”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *