Spezia ka marrë një fitore të madhe dhe shumë befasuese në transfertën ndaj Napolit. Autogoli i Juan Jesus në mënyrën e 32 do të vendoste për fatin e takimit me shifrat 0-1. Rei Manaj ka luajtur për 90 minuta në këtë ndeshje, teksa e ngriti jo pak nivelin në pjesën e dytë. Vërtet për t’u vlerësuar paraqitja e këtij futbollisti që u paralajmërua nga trajneri Thiago Mota. Disa ditë më parë tekniku i Spezias kishte vërejtur nivelin e rritur që po tregohej në stërvitje. Megjithëse nuk arriti të shënonte, puna e bërë nga Manaj ishte jetike për fitoren e Spezias.
Më veçanërisht në minutat e fundit, kur i gjithë Napoli u hodh në sulm dhe po e kthente ndeshjen me një portë, në atë të Spezias, Manaj ishte i vetmi lojtar që po arrinte të fitonte duelet fizike me kundërshtarët, pavarësisht konsumimit të tepërt dhe minutave të kaluara. Pa harruar edhe dinakërinë e tij që arrin të fitojë faulle vetëm me vendosjen me trup, duke e detyruar kundërshtarin që të bëjë ndërhyrje të palejuar. Stres për Spaletin dhe Rrahmanin, por qetësi e madhe për Thiago Mottën që kërkonte me çdo kusht që topi të ishte larg portës së Spezias, të paktën për një minutë. /Sport Ekspres/