Pas Juventusit dhe Romës në Champions, në Europë përparon edhe Lacio, edhe pse vetëm në turneun “e vogël”, aty ku në Kiev arriti të shënonte dy herë, duke fituar me meritë dhe duke bindur përballë Dinamos. Dy gola për pjesë, nga Lukas Leiva dhe Stefa De Vraj kanë shërbyer për djemtë e Inzagit që të marrin rezultat në transfertë dhe duke përmbysur kështu barazimin 2-2 në shtëpi vetëm një javë më parë. Ndeshje e mirë edhe nga Strakosha, edhe pse nuk është vënë shumë në vështirësi në këtë takim.
Në ndeshjet e tjera, sakaq, Marseja ka fituar edhe në Spanjë ndaj Bilbaos, duke u bërë kështu një ekip që mund të jetë kandidat për finalen, me cilësitë që ka, ndërsa Zeniti i Roberto Mançinit mbetet jashtë. Lajpcigu ka shënuar edhe në Rusi me anë të Augustin, teksa vendësit barazuan me anë të Driusit. Verner gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 82-të.
Ndërkohë, në kohën shtesë vijon ndeshja mes Viktoria Plzen dhe Sporting Lisbonës, pasi çekët kanë fituar 2-0 në 90 minuta, duke baraspeshuar humbjen 2-0 jashtë fushe.