Florian Kamberi i bënë gjithmonë trajnerët që të dashurohen pas tij. Këtë gjë e bëri edhe te Rangersi me trajneri Gerrard që e vlerësonte së tepërmi sulmuesin shqiptar. Mes paraqitjeve fantastike dhe një kryevepër që realizoi me fanellën e skocezëve, por nuk do të gjendej dakortësia e këtij klubi me Hibernianin për të blerë përfundimisht kartonin e Kamberit.
Një transferim i ri erdhi te St Gallen, në ekipin që ishte nënkampioni në Zvicër. Trajneri Ziedler e priti krahëhapur dhe duke thënë gjatë prezantimit: “Jam shumë i lumtur që kemi nënshkruar me Flo. Tani duhet të presim vetëm golat e tij”.
Megjithatë fati nuk ka qenë në krahun e futbollistit shqiptar teksa mes disa dëmtimeve, bënë të mundur që statistikat të jenë 0 gola dhe 0 asist deri në këtë moment të kampionatit. Ndërkohë trajneri Ziedler jo vetëm që nuk e kritikon, por është i kënaqur nga Kamberi.
“I kam thënë Flo, nuk e përcakton dot veten tënde me sa gola ke shënuar. Herët a vonë do të shënosh sërish. Por në tre ndeshjet e fundit që ke qenë në fushë, ne kemi marrë 7 pikë”. E shoh atë që është duke u përmirësuar shumë”, ka thënë Ziedler. Kamberi ishte duke e rritur së tepërmi performancën e tij, por infektimi nga pandemia bëri që të largohej sërish nga fusha e lojës. /Sport Ekspres/