Sulmuesi “fantazmë“ i Superiores gjen ekip të ri, në Zvicër presin Avdijajn: Është sulmuesi që kemi kërkuar

Albion Avdijaj i ka thënë lamtumirë Kategorisë Superiore pas një sezoni që rezultoi një dështim për të. Sulmuesi shqiptar mbeti një “fantazmë” në kampionatin tonë, teksa u prit si një përforcim cilësor por në fund nuk mundi të gjente hapësirat në fushën e lojës. As kalimi nga Tirana te Vllaznia nuk ndryshoi asgjë për 27-vjeçarin, që tani kthehet në vendin ku nisi gjithçka, në Zvicër.

Avdijaj ka firmosur me FC Kriens në Kategorinë e Dytë në Zvicër dhe është vetë klubi hevet që zyrtarizon këtë transferim. Në radhët e Kriens janë të kënaqur me këtë afrim të ri, teksa drejtori sportiv i klubit shprehet se është sulmuesi që kishin kërkuar.

“Ne jemi shumë të kënaqur që kemi qenë në gjendje të nënshkruajmë një sulmues në Albion i cili sjell një përvojë në fushën e vogël. Me madhësinë e tij, Albion është sulmuesi që kemi kërkuar për ca kohë”, ka thënë drejtori sportiv Bruno Galliker./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *