Kukësi ka mësuar rivalin e turit të parë kualifikues në Champions League dhe ndërkohë vijon punën në Slloveni, aty ku sot pasdite do të përballet në miqësore me Mariborin.
Është një garë kundër kohës për të gjetur sulmues dhe sot është bashkuar me ekipin një sulmues senegalez.
Quhet Muhamed Ndoje, është 24 vjeç dhe duket një lojtar mjaft interesant. Në dy sezonet e fundit ka luajtur në kampionatin e Tunizisë, me CS Sfaksien, ndërsa më parë luante për MO Béjaia në Algjeri.
Në kampionatin e fundit Sfaksien ka dalë në vendin e katërt dhe luajti në 17 ndeshje, me 1139 minuta në total. Në 17 ndeshje Ndoje ka shënuar 2 gola e ka dhënë 4 asiste.
Ndoje do të provohet sot ndaj Mariborit, para se trajneri Pakult të japë ndonjë verdikt, edhe pse natyrisht i duhet pak kohë që të ambientohet me ekipin.