Sulmi i parë/ Milot Rashica grindet te Werder Bremeni, do të jetë kundër Shqipërisë dhe në Ligën e Kombeve

Milot Rashica do të mungojë në ndeshjen e radhës të Kosovës që përkon në miqësoren ndaj Shqipërisë, por njëkohësisht edhe për takimet e Ligës së Kombeve. Sulmuesi shqiptar nuk po e gjen formën e duhur te Werder Bremen për shkakun e dëmtimeve që ka kaluar dhe njëkohësisht një rënie të madh të motivimit.

Kjo pasi Rashica kërkoi me këmbëngulje për largimin nga Werderi, por transferimi i tij te Leverkuseni nuk u krye pasi kur u arrit marrëveshja ishte mbyllur edhe koha e lëvizjes së lojtarëve. Mungesa e fundit e Rashicës te Kosova, ku nuk mund të ishte i pranishëm në “finalen” e madhe ndaj Maqedonisë së Veriut që diskutohej bileta e Europianit, ka sjellë një reagim të ashpër të tifozëve.

Për këtë arsye Muharem Sahiti, krahu i djathtë i Shaland, në një intervistë për “Zëri.info” i ka paraprirë situatës duke u shprehur se këtë herë Rashica është duke u grindur edhe me drejtuesit e Werderit që nuk e lejuan të vinte te Kosova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *