Suksesi i lojtarëve shqiptarë në Europë, Elis Bakajn e shpallin më të miri te Shakhtari

Elis Bakaj është larguar nga ekipi i Shakhtar Karagandy, duke iu bashkuar Brestit që u shpall kampion në Bjellorusi. Një futbollist nga i cili pritet shumë që të jap kontributin e tij edhe në ndeshjet e Europës.

Por në mënyrën më të mirë do ta kujtojnë lojtarin shqiptar edhe te ekipi ku ka qenë pjesë, Shakhtar Karagandy. Klubi kishte nxjerrë një sondazh për futbollistin më të mirë të vitit 2019. Atje ishte mesfushori shqiptar 32-vjeçar që fitoi vendin e parë me 32% të votave.

Menjëherë pas tij do të ishte sulmuesi Nicolas Janusz me 20% të votave dhe Julius Szoke mbyll tre vendet e para me 12%. Pra një fitore e ardhur në mënyrë të bindshme nga Elis Bakaj, që suksesin e tregon edhe në kampionatin bjellorus. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online