Sukses i klubeve spanjolle, La Liga mund të dërgojë 6 ekipe në Champions League sezonin e ardhshëm

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Klubet spanjolle kanë ngritur lart kampionatin e tyre në renditjen e UEFA-s. Me kualifikimin e Athletic Bilbaos në gjysmëfinale të Europa League-s dhe eleminimin e Lazio-s, Spanja ka siguruar dërgimin e 5 ekipeve në Champions League sezonin e ardhshëm.

Megjithatë ekziston një mundësi që nga kampionati spanjoll të marrin pjesë 6 skuadra në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë. Por për t’u realizuar një skenar i tillë duhet që Athletic Bilbao të fitojë trofeun e Europa League-s dhe të renditet poshtë vendit të 5-të në La Liga./Sport Ekspres/