“Suedia po pushton botën, si unë”

Zllatan Ibrahimoviç nuk e realizoi dot synimin e tij për t’u kthyer në kombëtare dhe për të luajtur Kupën e Botës, por Suedia nuk është e e ka ndjerë shumë mungesën e yllit më të madh suedez në histori, sepse është kualifikuar duke shkëlqyer në fazën e grupeve në Botërorin 2018.

Sot Ibrahimoviç ka lavdëruar kombëtaren skandinave, duke mos humbur rastin që të flasë edhe për vete, si modest i madh që është: “E thashë para Kupës së Botës që Suedia do shkojë larg dhe ndoshta do ta fitojë kompeticionin. Jam shumë i lumtur, jam krenar që jam suedez, duke shëtitur me flamurin suedez”.

“Unë e pushtova botën, tani Suedia po e pushton”.

Suedia do të ndeshet me Zvicrën në turin e dytë: “Kushdo që të përballet me Suedinë do ta ketë shumë të vështirë. Është një përballje e vështirë, përballje evropiane, ndaj le të shohim. Në grup Suedia fitoi me dy rivalë jo nga Europa, humbi ndaj Gjermanisë, por tani nuk bëhet më fjalë për ndeshje grupi, është për jetë a vdekje. Jam i bindur se Suedia do të paraqitet mirë”, u shpreh Ibra, i cili e ka ende inatin me gazetarët në Suedi.

“Më vjen keq, sepse media në Suedi është treguar manipuluese. Më vjen keq për ta, një mëkat që Suedia ka gazetarë të tillë, që fokusohen në gjërat e gabuara për të shitur gazeta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *