Nga Klaudio Ndreca
Një arritje të madhe ka bërë Egbo te Tirana duke i sjellë titullin kampion pas shumë vitesh dhe njëkohësisht duke e dërguar ekipin që të ridëgjojë himnin e “Champions League”. Bardheblutë e nisin nga turi i parë këtë kompeticion, duke shpresuar që të kenë arritje të mëdha edhe në Europë. Në një intervistë për “Supersub”, tregohet bëhet edhe një krahasim mes Murinjos dhe Egbosë. Trajneri portugez që njihet si “Special one”, ka etiketimin perfekt për atë të Tiranës, që është i pari trajner afrikan që fiton në Europë.
“Murinjo është lloji i trajnerit që mund të shkojë në çdo ekip. Nuk interesohet për llojin e lojtarit që skuadra ka, por shkon atje, merr detyrën dhe përpiqet të marrë 100% nga futbollistët që ka në skuadër. Dhe kjo është saktësisht ajo që unë dhe stafi im u përpoqëm që të bëjmë te Tirana”, shprehet Egbo.
Për të vazhduar më tej, Egbo ka treguar saktësisht formulën e suksesit dhe mënyrën sesi ka sjellë fitoret radhazi te bardheblutë, duke hequr futbollistët problematikë dhe duke menaxhuar situatën. “Presidenti Refik Halili më kishte parë dhe gjithmonë më thoshte: “Unë e di që ti do të jesh një trajnerë i mirë, sepse të kam parë edhe në ekipe të tjera, sesi luajnë, dhe prandaj të kam marrë këtu. Unë e pranova dhe pjesa tjetër është vetëm histori. Ne i hoqëm disa lojtarë që nuk luanin mirë dhe ata që krijonin gjithmonë probleme në skuadër. Ekipi filloi të marrë formë dhe skuadra fituese vazhdoi të luante. Nëse një futbollist nuk luan, unë e heq mënjanë dhe ia shpjegoj arsyen për vendimin tim, por edhe pse do të luajë një emër tjetër në vendin e tij. Në fund të ditës është mënyra më e mirë kjo për të menaxhuar situatën dhe të vazhdosh që të fitosh”, u shpreh Egbo. /Sport Ekspres/