Statistikat/ Kritikohet nga të gjithë, Michael Ngo është “mbreti” i Tiranës

Në Superiore janë luajtur deri në këto moment 17 javë kampionat, ndërsa në fundjavë kompletohet edhe gjysma e sezonit. E nëse listën e golashënuesëve deri më tëni e kryeson sulmuesi Nuabueze, i ndjekur më pas nga Shkurtaj i Kukësit, në listën e asistuesëve më të mirë udhëheq sulmuesi i Tiranës, Michael Ngo. Ky i fundit numëron 6 asiste në Superiore, 1 më shumë se Trashi, Abazaj dhe Murataj.

Paksa surprizuese kjo statistikë, teksa Ngo ka qenë në qendër të kritikave për këtë sezon te bardheblutë. Golat e pakët të tij deri tani kanë bërë që të gjithë ta shënjestrojnë sulmuesin anglez, por me sa duket ky i fundit e ka ndihmuar Tiranën në “fshehtësi”. Të gjithë në fund kujtojnë autorët e golave, por shpesh harrojmë se për të arritur deri aty duhet dikush që të japë pasimin përfundimtar, e këtë gjë Ngo ka arritur ta realizojë me sukses këtë sezon./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online