Statistika si yjet e futbollit botëror, por në La Liga 2! Myrto Uzuni ka shënuar i vetëm thuajse sa i gjithë ekipi kundërshtar në kampionat

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Granada e ka humbur ndeshjen e fundit kundër Gijon me shifrat 1-0. Këtë herë ekipi ku ndodhet edhe Myrto Uzuni, është i detyruar që të fitojë në transfertë me Zaragozën. Kjo ndeshje do të zhvillohet pas dy ditësh dhe tre pikët janë detyrim.

Por në këtë takim do të ketë edhe një statistikë shumë interesante. Myrto Uzuni ka arritur të shënojë 20 gola në kampionatin e La Liga 2 dhe ka dhënë 4 asist, ndërsa i gjithë ekipi i Zaragozës që ndodhet thuajse në mesin e tabelës, ka shënuar në total vetëm 29 gola. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *