Statistika që tregon se çfarë lojtari na pret në Europian! Gjimshiti është lojtari më i përdorur te Atalanta, Gasperini nuk bën dot pa të në fushë

Berat Gjimshiti është në një moment fantastik të karrierës te Atalanta. Njëkohësisht edhe me ndeshjet e zhvilluara në Kombëtarja, Gjimshiti ka treguar se është i pakalueshëm, duke thyer çdo aksion të kundërshtarëve.

Në këtë sezon, rezulton se te Atalanta është pikërisht Gjimshiti lojtari më i përdorur nga trajneri në këtë sezon. Nga 3.143 minuta loje që ka zhvilluar Atalanta në këtë sezon, vendin e parë si lojtari më i përdorur e mban mbrojtësi i Shqipërisë me 2.806 minuta, ndërsa më pas vjen De Roon me 2.759 minuta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *