Partizani, ashtu si thuajse gjithë ekipet e Superiores, do të shpërngulet në Turqi për minifazën përgatitore të janarit dhe trajneri Sulejman Starova ka folur një ditë para nisjes, duke u ndalur te merkatoja dhe duke pranuar se ka shumë punë për të bërë, edhe pse Partizani nuk heq dorë nga dy trofetë e mëdhenj sezonalë.
“Na rezulton se lojtarët kanë qenë seriozë në zbatimin e detyrave të lëna. Nesër nisemi për në Antalia ku do zhvillohet minifaza përgatitore. Presim të vijnë atje edhe lojtarë të tjerë dhe besoj se do të kompletohet skuadra për të përballuar pjesën tjetër të sezonit.
SKUADRA: “Është kjo që shihni këtu, do vijohet të përforcohet. Do luajmë dy miqësore, me Kasimpasha dhe një tjetër, ndërsa për të tretën do vendosim duke parë dhe gjendjen. E kemi thënë që nuk është gjë e mirë të ndryshosh shumë, por është një fakt tani. Janë larguar 10-12 lojtarë. Ta nisësh sezonin me 10 lojtarë dhe të mos rezultojë njeri… Largimet në masë e dinë të gjithë që nuk janë të mira dhe nuk do koment kjo. Tashmë ka ndodhur dhe po mundohemi të bëjmë një skuadër kompetitive për të realizuar objektivat që kemi.
SULMUESI QË PRITET: “Presim të vijnë lojtarët, nuk thashë që ka mbaruar. I sjellin strukturat e klubit. Ka forma të ndryshme, kur ke kohën ta ndërtosh vetë skuadrën, por ka edhe formë tjetër, kur strukturat e klubit punojnë dhe ne i kemi këto personalitete. Presim lojtarë dhe shpresojmë që në të gjitha pozicionet ku kemi nevojë të vijnë lojtarë. Lukas do të jetë një vlerë e shtuar në sulm, ka firmosur dhe duhej të ishte bashkuar me ne me herët. Abazaj dhe Bregun e donim, por nuk arritëm t’i marrim dhe kjo është një temë e mbyllur, shikojmë përpara. Futbollistët në provë? Ende nuk kemi vendosur”.
STARTI NË 27 JANAR: “Kur klubet investojnë të shkojnë jashtë, po të niste shpejt nuk mund të bëhej kjo. Gabimin që bënë e korrigjuan, pasi nuk ka shans të fillojë kampionat me 20 kur klubet 5-6-7-8 janar nisen në fazë. Jemi të kënaqur që fillon me 27 janar.
SYNIMET: “Objektivat i kemi të palëvizshme. Ambiciet e klubit janë. Në kushtet që do eliminojmë gabimet, do ndodhë që tani. Skuadra ka dy detyra, të fitojë Kupën dhe kampionatin dhe për t’u paraqitur denjësisht në Europë”.
Me vjen keq qe PARTIZANIN E KATANDISEN si mos me keq.
Dhe pergjegjesia bie mbi Presidentin qe eshte shume zemerbute me ca lojtare provinciale qe e kane care rruge e futbollit duke paguar para trjnereve pijanecesh dhe hajdutesh . Komplotet skane te sosur ,paaftesia gjithashtu .
Mburavecet tunden duke shpalosur poshtersite e bere ne dem te Trajnerve te huaj dhe lojtreve. Vaj me det.
I ndrruar zoti President largoi te gjithe hajnat e vjeter qe i ke aty, se ndonje dite do te te cpojne xhepat e tu, dhe ska burre nene qe i qep.
Kaq kisha po te them seke shume Hajdute shume qylaxhinj dhe shume servile Ti nuk ke nevoje per keta , ngrie perandorine tend se i ke te gjitha mundesite.